Mbyllet votimi në Himarë, Petro Gjikuria: Himariotët nuk e ulin kokën ndaj kërcënimeve, Tavo nëse do të punojë për mua është i mirëpritur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se në orën 19:00 janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit  në të gjithë territorin e Himarës.

Sipas KQZ, procesi i votimit në të 36 qendrat e votimit ka qenë e qetë. Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%. Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat pas përfundimit të procesit të votimit. Gjikuria falënderoi himariotët për besimin, partitë opozitare dhe stafin e tij, për mbështetjen  dhe punën e bërë gjatë fushatës së shkurtër.

I pyetur po ashtu nëse do ta pranojë  ftesën e Tavos, për të qenë nënkryetar në rast se kandidati socialist fiton zgjedhjet, Gjikuria u shpreh se Tavo nëse do të punojë për të është mirëpritur, pasi ai është fitues. “Unë do të jem fitues, Tavo po desh të punojë për mua është i mirëpritur” tha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Pjesë nga fjala e Gjikurisë: 

Dua të falenderoj të gjithë himariotët që më mbështetën në këtë fushatë të shkurtër, ishte fushate e qetë dhe e sinqertë. I falenderoj që panë në fëtyrën time një njeri që mund të bënte diçka për Himarën. Falenderoj partitë opozitare dhe  stafin tim, për besimin.

Do të jem këtu për numërimin. Himariotët kanë verdiktin e tyre, ata folën. Mendoj që asnjë njeri nuk do ti prekë këto kuti. Mendoj që asnjë njeri s’do ti prekë këto kuti, sepse janë kutitë ku himariotët vendosën për djalin e tyre të ardhshëm.

Duhet të dini një gjë, që këtu në këtë fushatë kishte zbritur e gjithë administrata shtetërore e cila me presione dhe kërcënime kanë frikësuar një pjesë, por himariotët nuk i tremben kërcënimeve. Puna e pjesëmarrjes në zgjedhje tregon që himariotët nuk e ulin kokën.

Kjo është puna e KQZ, jo puna ime. Unë do të pranoj verdiktin e himariotëve. Unë do të jem fitues, Tavo po desh të punojë për mua është i mirëpritur./Tpz 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne