Mbyllja e zyrave postare serbe, Vuçiç: Sjellja e Kurtit, tentativë për të provokuar luftë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas mbylljes së degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës.Vuçiç u shpreh se sjellja e  kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është një “tentativë për të provokuar luftë”.

“Ne nuk duam luftë, por ai po e bën qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore. Deklarata e agjencisë së jashtme evropiane është e turpshme dhe e vrazhdë sepse në atë deklaratë na ftojnë të diskutojmë sërish për lëvizjet e njëanshme dhe të paligjshme të Kurtit. Çfarëdo marrëzie që ai bën, na thërrasin të flasim se si të kapërcejmë diçka që është shkelur brutalisht. Nga viti 2015 ka marrëveshje për telekomunikacionin, Postën e Serbisë dhe gjithçka tjetër. Ajo marrëveshje u shkel brutalisht. Teksti është zbutur qëllimisht për shkak të dy anëtarëve të BE-së që gjithmonë zbutin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit dhe përpiqen të na bëjnë budallenj. Jam shumë i shqetësuar”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu thotë se ka folur personalisht me Miroslav Lajçak dhe i ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me këtë rast./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne