Ka përfunduar seanca plenare e cila që në fillim është karakterizuar nga protesta e opozitës, e reflektuar me bilbila dhe pankarta.
Deputetja Albana Vokshi ka tentuar t’i japë kryeministrit Edi Rama pankartën ku lexonte “vrasës i demokracisë”, por nuk është lejuar nga garda.
Opozita e ka bërë të qartë që nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta e tyre do të vijojë. Mbetet për të parë nëse do përdoren sërish flakadanë, ku me rregulloren e re dënimi është 60 ditë përjashtim nga Kuvendi.
Në rendin e ditës është Akti Normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, për shtesa dhe ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat. Po ashtu, pritet shqyrtimi i Aktit Normativ për masa urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotur. Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe kalojë për votim dhe disa akte të tjera normative dhe projektligje./BW