Shqiperia Sociale Video

‘Me plan’ – Shqipëria sipas drejtoreshës së Ramës duhet të ketë 300 mijë Gay, Lesbike, Transeksualë dhe Biseksualë! (VIDEO)

‘Me plan dhe asnjë më pak’, kjo është pak a shumë i përmbledhur, një intepretim i shpejtë i asaj që ka nxjerrë nga goja një drejtoreshë e rëndësishme e Ramës.

Etleva Sheshi, drejtoresha në Ministrinë e Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale dhe Rinisë (për çështjet e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore) thotë se meqënëse në BE pjesë e komunitetit LGBT janë 10% e popullsisë, atëherë edhe në Shqipëri duhet të jetë kështu.

‘Meqënëse në Europë janë 10% pjesëtarë të këtij komuniteti, sigurisht dhe Shqipëria nuk ka pse të jetë ndryshe’, ka thënë gjithë siguri Sheshi në emisionin ‘Tonight’ të Ilva Tares. Pra, nëse jemi 3 milionë shqiptarë, 300 mijë duhet të jenë të komunitetit LGBT.

Edhe pse Ergys Mërtiri, i ftuar në panel e ka korrigjuar, duke i thënë që është një arsyetim i gabuar, fakti që 10% në Angli duhet të jetë edhe te ne, por Sheshi ka këmbëngulur duke i thënë: ‘Nuk është fare i gabuar’.

Ndiqni videon e publikuar nga ‘AntiSoros TV’:

OPINIONE