Bota Opinion

Autonomia ekonomike dhe luftrat tregtare: Çfarë na tregon historia? (Pjesa e Dytë)

Nga Mahdi Amirisefat

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sapo ka njoftuar zyrtarisht vendosjen e tarifave të larta për importimin e çelikut dhe aluminit. Më herët gjatë muajit mars, Presidenti amerikan ka pohuar se luftërat tregtare janë të lehta për të fituar duke shkruar në twetter se:“kur një vend (SHBA) po humbet miliarda dollarë në tregti me pothuajse çdo vend me të cilin bën biznes, luftërat tregtare janë të mira dhe të lehta për të fituar.”

“Kur ne jemi 100 miliardë dollarë në humbje në një vend të caktuar dhe ata fillojnë të sillen ndryshe, nuk duhet bërë më tregti me atë vend –me fitojmë shumë. Është e lehtë!”

Në pjesën e parë të këtij artikulli të publikuarëështë parashtruar një diskutim i shkurtër në lidhje me implikimet teorike dhe bazën e proteksionizmit ekonomik të aplikuar me pretekstin e avokimit dhe tëmbështetjes së prodhimit vendas, pavarësisht nga shpenzimet që imponon një metodologji e këtilë në ekonominë kombëtare dhe jetesën e qytetarëve. Në momentin që politika tëkëtilla ndiqen gjerësisht dhe në mënyrë agresive, ato etiketetohen si një “autarkikë”. Edhe pse SHBA-ja është shumë larg nga të qenit një shtet me natyrë autarkike, ndjekja e politikave proteksioniste nga një vend që gjithmonë ka qenë një mbrojës dhe përkrahës i globalizimit, tregtisë së lirë, tregjeve të hapura dhe ekonomisëlaissez-fairegjatë mandadit të një presidenti republikan mund të duket si një veprim i habitshëm dhe i paparashikueshëm.

Në artikullin paraprirës është argumentuar se lëvizja e Trumpit nuk është aq e pamenduarë dhe e pabazë sa mund të duket në pamje të parë. Duke u mbështetur në teoremen e Heckscher-Ohlin, e cila është mbështetur kryesisht në teorinë e përparësisë krahasuese të David Ricardo, qytetarët e një vendi të lënë të vetëm dhe të lirë dhe si dhe përballë tregut të lirë do të kenë tendencën eksportojnë produkte që përdorin faktorët e tyre të bollshëm dhe të lirë të prodhimit (qoftë në kapital apo në punë) produkte të importit që përdorin faktorët që nuk gjenden brenda vendit të tyre (të cilat përsëri mund të mbështetet në kapital apo punë) pasi ato janë më të lira për t’u importuar sesa për t’u prodhuar në vend.Pikërisht ky është momenti i favorshëm ku qeveria mund të zgjedhë të ndërhyjë në devijimin e zgjedhjes së natyrshme të qytetarëve dhe “të mbrojë” sektorin ekonomik të vendit i cili mbështetet në faktorë më të pakët në numër.Problemi për imponimin e këtyre tarifave natyrisht është se vendet e tjera do të ndërmarrin kundërveprime duke imponuar edhe ata tarifat e tyre gjë e cila do të dëmtojë shumicën e konsumatorëve dhe ato sektorë që nuk janë të mbrojtur nga qeveria. Një shembul konkret dhe një përgjigje ndaj tarifave të Trumpit, Bashkimi Evropian është zotuar se do të imponojë tarifat e veta për produktet ikonike amerikane si Harley-Davidsons, Bourbon Kentucky dhe xhinse blu që do të hyjnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, përveç implikimeve teorike dhe skenarëve të mundshëm, ku proteksionizmi ekonomik përmes vendosjes së tarifave të mallrave të importit mund të funksionojë ose të ketë një nxitje politike për një politikan që mbështet politika të tilla (mund t’i referoheni artikullit të mëparshëm), në këtë artikull do të shqyrtojmë shkurtimisht rezultatet historike të politikave proteksioniste dhe luftërat aktuale tëtregtisë. Në këtë pjesë të dytë të artikullit do të ngrihet edhe pyetja nëse luftërat e këtilla tregtare në të kaluarën janë fituar nga vendet që kanë filluar konflikte të tilla ekonomike.

Akti i Tarifës Smoot-Hawley 1930

Në përgjigje të situatës së rëndë financiare që po përjetohej gjatë viteve 1930, Kongresi miratoi Aktin e Tarifës Smoot-Hawley të vitit 1930, duke ngritur tarifa qëtashmë kishin qënë të larta për më shumë se 20,000 lloje mallrash të importuara në një mesatare prej 40 përqindësh. Rezultati i menjëhershëm që solli Smoot-Hawley ishin masat reciproke që u morrën nga shtetet evropiane. Kanadaja dhe partnerët e tjerë tregtarë amerikanë deklaruan luftën e tyre tregtare të veçantë kundër SHBA-së, duke u hakmarrë me tarifa të larta dëmtuese të mallrave të SHBA-së që eksportoheshin për në vendet e tyre. Një hakmarrje e tillë ekonomike e shpejtë rezultoi në një rënie prej 61 për qind të eksporteve amerikane nga viti 1929 deri në vitin 1933, duke dëmtuar prodhimin e brendshëm dhe bujqësinë amerikane. Për shkak të këtij ndikimi të përmasave të këtilla drastike në shkatërrimin e eksporteve, akti i këtyre tarifave u shfuqizuan në vitin 1934. Është interesant fakti që, Bashkimi Sovjetik, armiku kryesor i SHBA-së në atë kohë, përfitoi shumë më tepër nga Smoot-Hawley se çdokush mund të kishte parashikuar paraprakisht. Shumë vende perëndimore në atë kohë po tregoheshin ngurruese për të bërë tregti me shtetin e ri komunist në zhvillim e sipër pas revolucionit të vitit 1917 dhe fuqizimine bolshevikëve. Megjithatë, shtete të ndryshme evropiane si Italia, të cilat nuk ishin të kënaqur me tarifat drakoniane të SHBA-së, ishin iniciueset e para tëmarrëdhënieve tregtare me ish-Bashkimin Sovjetik. Në thelb, Smoot-Hawley jo vetëm qëdëmtoi mallrat e eksportit amerikan dhe shkatërroi tregtinë globale (tregtia botërore u zvogëlua me një përqindje deri 66% në periudhën nga vitit 1929 deri në vitin 1934), megjithatë ndihmoi edhe armiqtë e izoluar të SHBA-së që të rrisnin nivelet e tyre ekonomike. Kjo është arsyeja pse pothuajse të gjithë ekonomistët dhe historianët pajtohen me faktin se Smoot-Hawley ishte një katastrofë e plotë. Madje disa kanë ngritur edhe pretendimet edhe tarifat e vendosura në vitin 1930 kanë kontribuar në krijimin e shkaqeve për Luftën e Dytë Botërore:

“Këto ngushtica të krijuara ekonomike në të gjithë botën kanë rritur nivelin e antagonizmave mes vendeve, çuan në politika ekonomike nacionaliste të hartuara për të varfëruar kombet e tjera, lehtësuan ngritjen e forcave fashiste që premtonin të rivendosnin rritjen ekonomike me çdo mjet të nevojshëm dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.”

Italia i shpall luftë tregtare Francës

Pas bashkimit të Italisë në vitin 1871, vendi vendosi të “mbronte” industritë e reja kombëtare nga ajo që perceptohej nga këto industri si kërcënime që vinin nga shtetet rivale. Kërcënimi kryesor shihej se vinte nga Franca, e cila ishte një fuqi e industrializuar ndërkombëtare në atëkohë. Italia kishte propozuar tarifa të larta që shkonin deri në 60 për qind, në mënyrë që të parandalonte çdo infiltrim të tregut të saj të brendshëm nga mallrat franceze që ishin më superiore krahasuar me prodhimin vendas. Francezët iu kundërpërgjigjën këtyre tarifave me tarifat e tyre që rezultuan në ligjin e famshëm të tarifave të vitit 1882 Méline. Megjithëse kur bëhet analiza e situatës së asaj kohe, duhet të llogariten edhe lëvizjet e proletariatit borgjez të viteve 1880 dhe presionet e mëvonshme nga sindikatat dhe industrialistët në qeverinë franceze, mund të thuhet se politikat proteksioniste të Italisë shkaktuan një efekt domino që passolli pasoja në të gjithë vendet e Evropës.Për shkak të luftës tregtare mes Francës dhe Italisë, eksportet, për pasojë edhe prodhimi u zvogëluan; dhe si rezultat vendet që u mundësonin mallëra këtyre dy shteteve ndërluftuese me furnizimet e tyre më të nevojshme e ndjenë efektin e kësaj lufte tregtarë duke qënë se filloi të bintekërkesa për mallrat e tyre. Një rezultat, i ciliështë edhe më i rëndësishëm përsa i përket tarifave mes Francës dhe Italisë –e cila vazhdoi për një kohë shumë më të gjatë nga Franca edhe pasi Italia i kishte hequr tarifat që i pati qënë e para – ishte fakti se Italia u afrua më pranë Gjermanisë dhe Perandorisë Austro-Hungareze në prag të Luftës së Parë Botërore. Në të dy Luftërat Botërore, Italia ishte një aleat i Gjermanisë dhe ekonomia e saj varej nga gjermanët.

Tarifat e Malajzisë dhe Iranit mbi automjetet

Shumë vende në zhvillim e sipër gjatë shekullit të 20-të ndoqën politikën që të mbroninpikërisht ato industri që ata i perceptonin si “industritë e tyre të mitura”. Mbrojtja për industritë e mitura ka qenë një politikëmbizotëruese në shumë vende të ndryshme dhe për mallra të ndryshme. Megjithatë, tarifat e larta për mbrojtjen e industrive të mitura zakonisht rezultojnë në sjelljen e pasojave tërësisht të kundërta: industritë e vogla mbeten të vogla dhe industria e mbrojtur shndërrohet në e pazhvilluar. Shumë besojnë se kjo gjëështë pikërisht e aplikueshme edhe në rastin e çelikut amerikan dhe industrisë sëmjeteve automobilistike në Malajzi dhe Iran, ku tarifat e larta të importit kanë rezultuar në krijimine teknologjivetë pazhvilluara dhe prodhimin e makinave të pasigurta, veçanërisht në rastin e mëvonshëm kur automjetet e importuara kanë vetëm një pjesë prej 6% të të gjithëautomjetit që gjenden brenda vendit për shkak të tarifave dhe taksave të larta që ishin vendosur. Prodhimi i makinave me cilësi të ulët u shndërrua në një çështje aq të rëndësishme në Iran saqë në janar e përditëshmja iraniane Financial Times raportoi se shefi i Policisë së Trafikut të Iranit ka bërë deklarata në lidhje me targat e automjeteve se nuk do të lëshohen për 25 modele të rëndomta të prodhuara në vend.

Mbrojtja, madje edhe kur synon që të mbrojë industritë më delikate, zakonisht nuk arrin t’ia dalë që të përmbushë qëllimet e saj, përveç rasteve nëse politikat proteksioniste janë të thjesht përkohshme dhe rrotat e trajnimit ndërrohen në mënyrë që industritë më delikatë në fund të arrijnë të rriten dhe të shndërrohen në industri të matuara dhe të konkurrojë në tregun ndërkombëtar pa ndihmën e qeverisë që të vazhdojë të vendosë pengesa kundër rivalëve të tyre.

Protektionizmi i suksesshëm i Japonisë: një rast përjashtimor?

Deri në vitet 1990, Japonia shihej si një rast i suksesshëm i mbrojtjes së asaj që konsiderohej si mbrojtje kundrejt industrive delikate brenda vendit, edhe pasi këto industri të mituraarrinin të zhvilloheshin dhe të lulëzonin, një shembull tipik i këtij rasti ishte industrinë e saj e automobilave. Si kundërpërgjigje, shumë ekonomistë kanë tentuar të ilustrojnë se Japonia është një përjashtim në kuptimin që deri në vitet 1990,i cili shënon momentin e ndryshimit të politikave të saj proteksioniste për shkak të presioneve amerikane dhe ndërkombëtare, ajo kishte ndjekur mbylljen nën mbrojtjen dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara bazuar në Politikën e Luftës së Ftohtë të Uashingtonit për mbështetjen e aleatëve dhe për të forcuar ekonomitë e tyre si një kundër-përgjigje të kërcënimit sovjetik.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik, këto politika i japin mundësi aplikimi mekanizmave të tregut të lirë dhe Japonia duhej të përshtatej me realitetet e reja të tregtisë ndërkombëtare duke hequr tarifat e mallrave të importit dhe duke i dhënë fund subvencioneve qeveritare ose politikave që kërkonin blerjen e garantuar të prodhimit vendas.

Pra, edhe nëse tregjet e mbyllura të Japonisë kanë arritur që të kenë një efekt pozitiv në rritjen e prodhimit të brendshëm për një periudhë të vazhdueshme, një arritje e tillë nuk ishte rezultat i masave të pastra ekonomike por ishte rezultat i një ekonomie të paracaktuarë politike që ishte e veçantë për mjedisin e Luftës së Ftohtë që nuk mund të përsëritet në epokën bashkëkohore .

Luftrar tregtare nuk janë aq të mira dhe nuk janë aq të lehta pë t’u fituar

Presidenti Trump ka pretenduar se luftërat tregtare janë “të mira” dhe është “e lehtë” që të mund t’i fitojë ato. Ky nuk duket të jetë një rast i këtillë. Përveç argumenteve pothuajse mbizotëruese teorike kundër mbrojtjes ekonomike, shumica e rasteve historike tregojnë ndikueshmërinë negative që kanë sjellë politikat proteksioniste, si për iniciatorin e politikave të këtilla ashtu dhe për ata që ndikohen nga politika të tilla, veçanërisht kur politikat e tilla bëhen kaq intensive me anë të tarifave të larta jo konvencionale që ato rezultojnë në konflikti tregtar ndërkombëtare, që mund të përkthehet në luftëra tregtare. Bashkëngjitur edhe fakteve historike që tregojnë se luftërat tregtare nëpërmjet aplikimit të politikave proteksioniste nuk janë një ide kaq e mirë, rezultatet e luftërave tregtare ilustrojnë se ata zakonisht nuk kanë fitues të qartë, madje edhe kur duket se ka një fitues, si për shembullI në rastin mes Italisë dhe Francës, ku shumë prej këtyre ekonomistëve kanë thënë se Franca fitoi betejën tregtare – pasojat shkatërruese të padëshiruara i tejkalojnë fitimet e supozuara.

Burimi : Press TV/ ML

OPINIONE