Me shapka e pantallona të shkurtra, ja momenti kur dërgohet në Komisariat 42-vjeçari që plagosi policin

Ky është momenti kur Klered Bozhani, 42 vjeç arrestohet nga policia dhe dërgohet në komisariat.

Bozhani, i cili plagosi efektivin e “Shqiponjave”, u kap 24 orë pas krimit pranë banesës së tij. Ai shfaqet në video me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra, një veshje shtëpie apo plazhi, teksa shoqërohet nga policia.

Gjatë momentit të arrestimit 42-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne