“Më thanë do të vrasim nënën dhe vëllain”/ Rrëfimi tronditës i 17-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion

Zbardhet dëshmia e 17-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion nga çifti Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema.

Para oficerëve të policisë 17-vjeçarja ka deklaruar se çifti e ka kërcënuar se do i vrīste nënën dhe vëllain nëse nuk prōstituonte.

“Më kërcënuan se do të më vrisnin vëllanë 5 vjeç dhe nënën nëse nuk do të punoja për ta. Nga frika u detyrova të prōstituoja.

Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie sēksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy”,” kështu ka deklaruar 17-vjeçarja para oficerëve të policisë, shkruan Panorama.

Më pas, sipas vajzës tutorët e kanë dërguar në një tjetër hotel te zona e “Freskut”, ku ka qëndruar edhe 5 ditë, sërish duke kryer të njëjtën “punë”.

Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre”, ka treguar e dëmtuara.

Sipas dëshmisë që ndodhet në dosjen e Prokurorisë, vajza shpjegon se duke menduar se po shkonte për të “punuar”, çifti i dyshuar e lejuan të largohej, por pak orë më vonë i shkuan në shtëpi dhe i morën vëllanë e mitur, duke e kërcënuar që të kthehej sërish tek ata.

“Iu kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në Polici, ku i denoncova”, tregon 17-vjeçarja.

Ndërkohë që ajo ndodhej duke bërë kallëzim në Polici, tutorët telefonuan nënën e saj duke e kërcënuar se do të punonte ajo në vend të vajzës për të shlyer pagesën e hotelit.

Në rrëfimin e saj tronditës vajza thotë se nuk merrte asnjë para nga “puna” që bënte, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçka për të ngrënë, vetëm një herë në ditë.

Po kështu, ajo ka theksuar se të rinjtë ushtronin dhūnë ndaj saj. Për të provuar dhūnën e ushtruar ndaj saj, adoleshentja ka treguar edhe shenjat në vende të ndryshme të trupit, që janë fotografuar dhe është bërë këqyrja mjekoligjore.

Çifti i tutorëve, Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema u arrestuan një ditë më parë.

Gjatë seancës gjyqësore ata e kanë kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tyre. Megjithatë gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne