Takimi i 4 shtatorit në SHBA/ Gjuriç: Kosova ta harrojë njohjen e pavarësisë, vetëm bashkëpunim

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka folur për takimin e 4 shtatorit që do zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Beogradi drejt Washingtonit do të udhëtojë bashkë me kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes së pavarësisë.

“Ne kemi një qëndrim të qartë. Siç ka thënë presidenti Vuçiç. Ata nuk duhet të ëndërrojnë historinë e Kosovës së pavarur. Le të flasim për tema praktike, bashkëpunim, kjo është ajo që duam”, ka thënë Gjuriç.

Ai ka theksuar më tej se Serbia do të insistoj në diskutimin e çështjeve ekonomike, dhe do të kërkojnë hapjen e kufijve për çdo kënd që dëshiron të bëjë tregti.

Tashmë takimi mes dy vendeve do të mbahet në 4 shtator në Washington, ku mund të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan Donald Trump.

Ky është takimi i dytë që është organizuar nga Richard Grenell, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes dy palëve./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne