Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump ri-nominohet kandidat i republikanëve

Në kongresin kombëtar 4-ditor të partisë, republikanët zyrtarisht kanë ri-nominuar presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump, për zgjedhjet kombëtare të vitit 2020.

Nominimi zyrtar i tij pasoi nga një votim i delegatëve të shtetit të cilët mbështetën presidentin duke konfirmuar se tani Trump zyrtarisht hyn në garën kundër të nominuarit demokrat Joe Biden.

Një anketë e CBC News/YouGov, e publikuar dje, tregon se Biden po udhëheq ndaj presidentit aktual me dhjetë pikë në shkallë vendi, vetëm 71 ditë deri në zgjedhejt e 3 nëntorit.

Shumë anketa të tjera, përfshirë në shtetet e fushë betejës, kanë treguar se zv/presidenti i republikanëve Mike Pence po shijon avantazh të konsiderueshëm.

Duke u adresuar në kongres, Pence kritikoi Biden-in se “ka ardhur nga e majta radikale”, duke pretenduar se vendi nuk mund të rrezikojë një ndryshim në administratë.

“Jo vetëm Partisë Republikane, por edhe Amerikës i nevojiten edhe katër vite të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sot bëhet fjalë për rreth katër vjetë të tjerë. Këtë javë, ne do t’ia lëmë çështjen tonë popullit amerikan”, tha Pence./AA

OPINIONE

INTERVISTA