Me urdhër të Ambasadës Amerikane, SPAK nis procedimin kundër grave të burrave që shkuan në Siri

SPAK ka mbyllur hetimet dhe sot ka nisur procesin gjyqësor ndaj 23 shqiptarëve që shkuan të luftonin në Siri disa vite më parë.

Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit e nxitur nga Ambasada Amerikane në Tiranë nisi procesin gjyqësor për të dënuar gra dhe fëmijë të burrave që shkuan të luftonin në Siri, por u riatdhesuan me shumë bujë nga qeveria nga kampet e luftës.

Gjykata e Posaçme kërkon ti dënojë ato për pjesmarrje në luftë duke mos marrë në konsideratë faktin që ato u mashtruan.

Po ashtu hetimet kanë nisur edhe për burrat e tyre dhe muslimanëve të tjerë, madje edhe ndaj atyre që u vranë në kampe apo luftime në Siri.

Pavarësisht se janë deklaruar të vdekur, Gjyakata me urdhër nga amerikanët kërkon të dënojë aktin e tyre të pjesmarrjes në xhihad.

Procesi ndaj tyre duket qesharak, pasi burrat që shkuan të luftonin për një vend tjetër nuk jetojnë më dhe procesi ndaj tyre duket qartazi kundër muslimanëve dhe jo shkeljes së ligjit dhe procesi ndaj tyre do të ndiqet në mungesë.

Nga ana tjetër për gratë e tyre procesi do të ndiqet nën masën “detyrim paraqitje”.

Për SPAK dhe Ambasadën Amerikanë muslimanët edhe të vdekur duhen dënuar, ndërsa shërbyesit e tyre të gjallë vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe muslimanët por mbeten të paprekshëm.

Konkretisht hetimet janë mbyllur dhe në gjyq janë 23 të pandehur, përkatësisht lista me emrat si më posht.

Shyqyri Kaca, Lavdie Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Entela Vladi, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Ruzhdie Balliu, Elteva Stafasani, Arbër Stafasani, Stela Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Klotilda Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Ertion Luto, Erdet Korro, Almira Kastrati,Floresha Rasha dhe Brunilda Koçollari./Gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne