Shqiperia

“Megatek” i kërkon “pagën e luftës” punonjësve: Keni marrë më shumë se rroga, po s’deshët largohuni

Pandemia e koronavirusit shkaktoi një krizë të madhe ekonomike tek shumë familje shqiptare, pasi mbyllja e disa aktiviteteve la pa punë mijëra qytetarë.

Për këtë “Rilindja” nxorri “pagën e luftës”, si një shumë parash që do të ndihmonte shqiptarët.

Mirëpo propaganda e kësaj pakete ishte më e madhe se ndihma që këto para iu erdhën shqiptarëve. Shumë qytetarë nuk i morën, pasi kompanitë në të cilën punonin nuk i regjistronin ose edhe nuk i lajmëronin për t’i marrë.

E ndërsa këto probleme shtohen dita-ditës, kompania “Megatek” i ka vënë kapak “shfrytëzimit” të punonjësve. Shumë qytetarë të cilët punojnë në këtë kompani, e pretenduar si serioze dhe e madhe, kanë denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA padrejtësinë që po u bëhet.

Ata shprehen se paga e luftës që iu takon, do i mbahet nga kompania. Absurde kur e dëgjon, pasi ata pothuajse nuk kanë bërë asnjë ditë pushim, pasi ka funksionuar shërbimi “delivery”. Punonjësit shprehen për JOQ , se kanë punuar edhe me orë të zgjatura, madje janë gjobitur edhe nga policia kur kanë qenë duke shkuar në punë.

Punonjësit sqarojnë se paga e luftës që kanë marrë është 400 mijë lekë, por kompania ia kërkon mbrapsht këtë pagë, ose në të kundërt rrogën që iu takon në punë do e marrin nga korriku e në vazhdim.

Kjo, thuhet nga kompania, pasi paga e luftës është më e madhe se rroga që punonjësit marrin, prandaj dhe sipas tyre nuk iu takon.

Ata shtojnë se janë rreth 300 punonjës që po vuajnë këtë situatë e deri më tani askush nuk ka menduar për ta./JOQ

Denoncimet e punonjësve:

OPINIONE

INTERVISTA