Mesazhi i fortë i Metës pak orë para protestës për Teatrin: Kush hesht dhe s’guxon ta dënojë dhunën është bashkëfajtor!

“Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë dhunen është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!”. Kjo është deklarata e presidentit Ilir Meta në lidhje me protestën që ndodhi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku disa artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan.

Ndërsa ka publikuar një video nga episodet që u shoqëruan ditën e diel, Kreu i Shtetit thekson se, demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!

Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! 🇦🇱”, shkruan Meta, pak orë para protestës së paralajmëruar sot nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne