Grupi i strukturuar terrorist iranian i muxhahedineve i njohur si MEK, vazhdon me akte kriminale kundër shtetit të tyre, Iranit.
Megjithëse kryeministri aktual Edi Rama i ka kërkuar këtij grupi të mos nxisë luftë apo bëjë politikë në territorin shqiptar për shkak të cënimit të sigurisë kombëtare, aktivitetet e MEK vazhdojnë kundër Iranit. Ne nje nga lajmet e fundit te botuar në faqen e tyre atë tregojne se cfarë bëjnë me foto dhe emra qytetesh:
Iran: 15 Operacione në Teheran dhe 10 Qytete të Tjera – Qendra dhe Simbole Të Djegura
Disa të rinj reagojnë ndaj shkatërrimit të shtëpive të qytetarëve në Isfahan, Zahedan, Sirjan dhe Chabahar
Të enjten, më 20 shkurt 2025, të rinjtë sfidues ndërmorën 15 operacione të guximshme, duke vënë flakën qendrave në Teheran dhe 10 qytete të tjera: Kermanshah, Khorramabad, Hashtgerd (Alborz), Mashhad, Rasht, Shiraz, Amol, Bushehr, Qazvin dhe Zabol.
Si pjesë e këtyre operacioneve, bazat e Basij të IRGC në Teheran, Khorramabad dhe Hashtgerd (Alborz), qendrat në Teheran dhe Kermanshah, si dhe një qendër”Hawza” në Mashhad u vunë në zjarr. Përveç kësaj, pano reklamuese, banderola dhe postera me imazhet e Khomeinit, Khameneit, Raisit dhe Kassem Soleimanit u dogjën në Teheran, Mashhad, Rasht, Shiraz, Amol, Bushehr, Qazvin dhe Zabol, – thote deklarata e Sekretariatit te Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) / apo e muxhahedineve te Manzes.
/GazetaImpakt