MEK solidarizohet me xhihadistët sirianë

MEK, ish grupi terrorist iranian qe ishte pjese e ushtrise se Irakut, pas rënies së Sadam Huseinit në Irak, u vendosën në Shqipëri. Njëjtë si ky grup mund të ishin ushtarë mercenarë të Ushtrisë së siriane të Asadit në ditët e sotme. Ky grup ka festuar rënien e Asadit duke e quajtur si triumf i forcave rebele, ndërkohë që këto forca rebele kryesisht mercenarë nga vende të tjera, janë po ashtu të shpallur terroristë , për më tepër në vendin ku MEK strehohet në Shqipëri, janë arrestuar e dënuar dhjetëra muslimanë për nxitje apo pjesmarrje në luftën në Siri, pjesë e këtyre grupeve që MEK i cilëson si demokratike.

`Pas përmbysjes së diktatorit të Sirisë dhe goditjes së rëndë që i është dhënë Ali Khameneit dhe regjimit të Velayat-e Faqih, një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) u mbajt të hënën, më 9 dhjetor 2024. Takimi u mbajt kryesuar nga znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së.

Sic e shikoni, ky grup kryen zgjedhje njësoj si të jetë shtet dhe jo një organizatë refugjatësh duke mos respektuar ligjet shqiptare për organizata të tilla që nuk lejohet të kryejnë aktivitet politik duke krijuar struktura paralele shtetformuese dhe anarkike në Shqipëri. E quajnë veten iranianë kur nuk kanë as shtetësinë e këtij vendi por të Irakut.

“Thellësia strategjike” e diktaturës fetare në Iran është shembur dhe së shpejti regjimi do të dëbohet nga të gjitha vendet e rajonit.` Zonja Rajavi nënvizoi se përmbysja e Bashar al-Assad u arrit përmes sakrificave të rinisë rebele që përfaqësonte zemërimin dhe zemërimin e popullit.Zonja Rajavi shtoi se NCRI është krenare që ka qëndruar përkrah popullit dhe revolucionarëve të Sirisë gjatë kohërave më të errëta, duke mbrojtur mbrojtjen e tyre dhe duke theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e zhdukjes së ndikimit të regjimit nga të gjitha vendet në rajon. Rezistenca iraniane për vite me radhë ka ekspozuar me këmbëngulje aktivitete dhe komplote të shumta të regjimit në Siri.

Në të njëjtën llogjikë sipas MEK, grupet terroriste të një regjimi sic vetë MEK ka qenë, tashmë për interesa pushteti, mund të quhen grupe rebele dhe forca clirimtare. Nëse Policia shqiptare apo hetuesit do të lexonin deklaratën e këtij grupi ku pranojnë që prej kohësh ata i kanë qëndruar pranë grupeve rebele në Siri, pra atyre që vetë Amerika i ka shpallur terroristë dhe akoma vazhdojnë arrestime të anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në botë, pra, MEK do të duhej të procedohej njësoj si muslimanët e tjerë shqiptarë për nxitje, mbështetje të grupeve terroriste në shtete të tjera. Ky grup nuk ka as pasaporta e as shtetësi, shtetësia e fundit ka qenë ajo irakene dhe në kundërshtim me cdo ligj ndërkombëtar të luftës, ata nxisin dhe kryejnë veprimtari terroriste kundër një shteti tjetër sic është Irani, duke rrezikuar rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri pas shenjestrimeve që presidenti i Iranit i bëri Shqipërisë vetëm për këtë fakt. Pra ende veprimtaria e këtij grupi luftë nxitës dhe terrorist në territorin shqiptar, vazhdon qetësisisht, pavarësisht  se Policia Shqiptare, bastisi dhe sekuestroi  disa kompjuter në kampin e tyre në Manzë në Shqipëri.

Megjithatë, lufta e popullit iranian për të përmbysur regjimin e Velayat-e Faqih po i afrohet gjithnjë e më shumë fitores. Një Iran i lirë dhe demokratik është çelësi i paqes, stabilitetit dhe lirisë për rajonin dhe botën. – Pra një shtet si Irani, që nuk është në luftë , deklarohet nga ky grup se ka një veprimtari luftarake kundër këtij shteti dhe kjo kryhet në Shqipëri, A ka ndonjë hetues të lexojë dhe hetojë aktivitetin e këtij grupi apo jo. Ata vazhdojnë të rrezikojnë rendin dhe sigurinë publike në territorin shqiptar . Cdo gjë mund të kuptohet që nga emri : Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), një emeërtim i tillë është në kundërshtim me ligjet shqiptare të organizatave jofitimiprurëse, sidomos kur rrezikohet jeta e qytetarëve shqiptarë nga këto grupacione terroriste e luftënxitëse.

*Shkrimi i pjerrët është citim i deklaratës së këtij grupi në Shqipëri, MEK.

/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne