MEK-u ne panik: Farnoosh Falahatgar vjedh parate dhe shkon ne Gjermani: Ali Sharifi hiqet nga spitali

Qe prej terheqjes qe fondeve nga regjimi i Izraelit per armaten muxhahedine, punet shkojne keq e me keq per mergaten e qyqeve te Maryam Rajavit dhe Mehdi Abrishamchit. Lajmet me te fundme qe vijne nga kampi tregojne qe kesaj jave armata muxhahedine eshte perballur me dy skandale.

Skandali i pare ka te beje me Farnoosh Falahagtarin, nje femer qe kontrollonte llogarite bankare te MEK-ut. Duke kuptuar termetin qe po i vjen armates muxhahedine nga terheqja e mbeshtetjes izraelite, gazetari Alireza Niknam tregon qe Farnooshi ka vjedhur parate nga llogarite bankare te MEK-ut, ka hequr shamine dhe tanime eshte arratisur per ne Gjermani. Komanda muxhahedine qe eshte shokuar nga kjo arratisje, ka hapur fjale ne kamp qe Farnooshi gjendet ne Shqiperi dhe eshte burgosur nga autoritetet shqiptare.

Farnoshi ka qene komandante e drejtorise se femrave ne kampin e MEK-ut per me shume se dy dekada. Perpara se te arratiset ne Gjermani ajo ka vjedhur depozitat bankare dhe me pas i ka thene lamtumire Maryam Rajavit dhe bandes se deshperuar muxhahedine.

 

Te trembur nga defektimet ne mase, armata muxhahedine ka shtrenguar edhe me tej levizjet e anetareve te sektit. Rasti me i fundem eshte ai i Ali Sharifit i cili ne ditet e fundit ka kryer nje operacion ne zemer ne spitalin Nene Tereza ne Tirane. Pas kryerjes se operacionit, komanda muxhahedine e ka transferuar Aliun ne kamp menjehere nga frika e arratisjes se ketij anetari tjeter.

Largimi me urgjence i Ali Sharifit nga spitali Nene Tereza tregon tmerrin qe ka kapur banden muxhahedine, pas defektimeve te shumta dhe pas terheqjes se parave nga regjimi i Tel Avivit. Ne ditet ne vijim, armata muxhahedine mund te perballet me arratisje te reja. Per kete arsye Maryam Rajavi dhe komandantet e saj do vazhdojne qe te terrorizojne anetaret e mbetur ne Manze. Ata qe jane me te zgjuar dhe shkathet do te arratisen dhe do gjejne lirine.

Ndersa Maryam Rajavi ka baze te sigurte ne France, mbetet te shihet se cili do jete fati i qyqeve qe kane mbetur akoma ne Manze.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne