MEK-u te vret naten dhe te qan diten!

Ne faqen e muxhahedineve iraniane, IrannTv, banda muxhahedine e Maryam Rajavit dhe Mehdi Abrishamchit qe strehoen ne Manze te Shqiperise, ka botuar nje lajm ku muxhahedinet perkujtojne vrasjen e Majid Sharif Vaghefit. Ky muxhahedin u vra nga vete MEK-u ne vitin 1975.

Dhe tani 49 vite me pas, muxhahedinet kane shpallur hero anetarin e bandes se tyre qe ata vete vrane 5 dekada me pare.

Mbi kete parodi te MEK-ut, i cili anetaret qe i vret vete dhe e pranon kete dhe me pas i shpall martire, gazetari investigative Alireza Niknam postoi ne twitter komentet e meposhteme:

“Grupi terrorist i munafikeve postoi ne faqen e tyre nje foto te Sharif Vakefit duke i perkujtuar pervjetorin e martirizimit.

Kjo qe ben MEK-u do te thote qe dikush te vret dhe pranon publikisht qe te ka vrare, dhe me pas te perkujton pervjetorin e vdekjes. Kjo eshte nje hipokrizi e papare e munafikeve.

Kjo qe ben MEK-u ska logjike. Te vrasesh nje anetar te grupit terrorist dhe ta pranosh kete, dhe me pas te perkujtojne vrasjen e tij dhe ta shpallin martir!!! A e dini se cfare do te thote fjala martir? Kjo qe ben MEK-u eshte tmerr.”

Vrasja nga MEK-u e Majid Sharif Vaghefit dhe shpallja e tij martir eshte dicka normale ne sektin muxhahedin, sekt i cili ka histori te gjate vrasjesh dhe perdorimi si mish per top i rekruteve te tij xhihadiste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne