Mendësia nacional-komuniste e Islamofobisë së sotme

Observatori Kundër Islamofobisë

 

Në periudhën e qeverisjes komuniste-ateiste në Shqipëri, një nga format kryesore të luftës ndaj besimit fetar qe dhe përdorimi i theksuar i narrativës nacionaliste-shqiptariste, sipas së cilës të gjitha fetë ishin sjellë nga pushtuesit e huaj dhe i kishin shërbyer atij, për të mbajtur të nënshtruar dhe përçarë shqiptarët dhe për t’i qendruar besnik këtij pushtuesi, fenë e të cilit ata kishin marrë.

Sot tërësisht e njëjta mendësi, gjuhë dhe ligjërim, përdoret nga grupe të caktuara, kryesisht katolike, por edhe atesite, laiciste, nacionaliste dhe evropianiste, me raste edhe ortodokse dhe evangjeliste, për të përjashtuar dhe stigmatizuar shqiptarët myslimanë dhe në veçanti praktikantët prej tyre.

Ata etiketohen si të huaj kulturalisht, ndonjëherë edhe gjenetikisht, si tradhtarë të fesë së të parëve dhe të kombit, si element që na mban larg Perëndimit dhe si rrezik kombëtar.

Ndërkohë qarqet politike dhe qeverisëse e intelektuale, edhe pse janë më të kujdesshëm në këtë drejtim në gjuhën e tyre publike, duke promovuar tolerancën dhe duke shfaqur herë pas here në raste festash islame kortezi institucionale, mbështesin më së shumti një qasje të fortë pro perëndimore, por me nuanca të moderuara dhe shpesh të nënkuptuara islamofobe. Kjo shihet në mënyrën sesi trajtohet historia e shqiptarëve, figurat historike shqiptare jomyslimane që promovohen më me forcë, lënia në hije atyre me nuanca të forta islame ose zhveshja e tyre nga ky element identitar.

Pa lënë pa përmendur këtu faktin se, i ashtuquajturi “ekstremizëm islamik” dhe shfaqjet e perceptuara si të tilla, marrin vëmendje të shtuar, jo vetëm nga mediat, por edhe nga organet ligjzbatuese dhe qendrat studimore.

Sigurisht që nga e gjitha kjo edhe vetë myslimanët shqiptarë kanë pjesën e tyre, që kontribuon negativisht në mënyrë të pavetëdijshme në këtë drejtim, por që gjithsesi kjo në mjaft raste është reagim pasojë, ndërkohë që premisat islamofobe të mendësisë dhe praktikave, të atyre që përmendëm, ekzistojnë edhe pa reagimin negativ të myslimanëve, që e ushqejnë deri diku këtë islamofobi ekzistuese që në premisë.

Dr. Justinian Topulli

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne