‘MËNGJESI I LUTJEVE’ NË SHQIPËRI – RITUAL SHPIRTËROR APO PROJEKT POLITIK I IMPORTUAR NGA SHBA?

Dr. Justinian Topulli

Kjo “risi” e politikës sonë nuk ka origjinë katolike e ortodokse dhe sigurisht as islame. Ajo vjen nga SHBA-ja, më saktë nga modeli i “National Prayer Breakfast”, e cila është një risi amerikane e shekullit të XX-të, si dhe vjen nga bashkimi i tre elementëve: protestantizmi amerikan, kultura e takimeve informale të elitave në mëngjes, dhe ideja që drejtuesit politikë e shoqërorë duhet të lidhen me njëri-tjetrin përmes lutjes. Historiku zyrtar e paraqet këtë si nismë pajtimi dhe shërbimi, ndërsa disa historianë e shohin edhe si një projekt me dimension të qartë politik dhe elitar, të lidhur me ndikimin fetar në jetën publike amerikane.

A është ky kopjim shqiptar, thjesht imitim sipërfaqësor momental, apo vjen në vazhdën e agjendës “ekumenike fetare” të Kryeministrit?
/mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne