Gazetari Mero Baze ka vijuar me deklaratat e ashpra ndaj protestuesve, duke përdorur etiketime fyese për aytetarët që marrin pjesë në tubimet kundër qeverisé.
Në një reagim të publikuar prej tij, Baze i cilëson protestuesit me terma si “psikopatë”, ndërsa përdor edhe shprehjen se ata janë “budallenj”, deklarata ё kanë sjellë reagime të shumta.
“Psikopatët që marrin mikrofonin, broçkullat q këpusin duke i quajtur ide, keqpërdorimet fetare dhe deri tek deliret në emër të popullit”, -shkruan ai.
Protestat përbëhen kryesisht nga qytetarë, familjarë dhe të rinj q kundërshtojnë qeverisjen 13-vjeçare të Rilindjes dhe gjuha e përdorur nga Baze është denigruese dhe fyese ndaj popullit të shtypur që peoteston për nevoja bazike që pas 13 vitesh në pushtet nuk i janë plotësuar.
Ndërkohë, në të njëjtin reagim ai shprehet:
“Budallëku shpeshherë është gjeja më historike në ketë vend.”
Baze ka përdorur një gjuhë përçarëse dhe linçuese ndaj aytetareve që marrin pjesë në protesta.
Qëndrimet e tij lidhen me mbështetjen ndaj qeverisë dhe përfitimet që kanë ardhur duke qenë lap dog i pushtetit./JOQ

















