Meta: Bashkia e Kamzës pazar me ndërtuesit në dëm të të pastrehëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar sot denoncimin e kryetarit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Kamzës lidhur me atë që po ndodh me ndërtimet.

Meta deklaron se Bashkia e Kamzës në vend që të marrë sipërfaqen e banimit sipas ligjit bën pazar me ndërtuesit në dëm të qytetareve të pastrehë dhe në nevojë.

Ai thekson se denoncimi i grabitjes së qytetarëve nga “Rilindja” nuk do të ndalet për asnjë çast!

“Të gjithë jemi dëshmitarë të konflikteve ekstreme deri edhe në përplasje me armë zjarri për çështjet e banimit, të prishjeve abuzive dhe pa ligj, si edhe të lënies së qytetarëve në mes të katër rrugëve pa banesë, ndërkohë që korrupsioni i Bashkisë së Kamzës me banesat sociale është ulur këmbëkryq.
Bashkia e Kamzës në vend që të marrë sipërfaqen e banimit sipas ligjit bën pazar me ndërtuesit në dëm të qytetareve të pastrehë dhe në nevojë.
Abuzimi është shumë i qartë dhe shkeljet e ligjit me qëllime shumë të qarta korruptive janë provuar me fakte e prova ku mijëra metra katrorë nuk janë marrë për t’ua dhënë qytetarëve.
Vendimi 54 i vitit 2019 i Këshillit Bashkiak monist të Kamzës ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin Nr.22/2018, që detyron dorëzimin nga ndërtuesit vetëm të sipërfaqes së ndërtuar të banimit.
Denoncimi i grabitjes së qytetarëve nga “Rilindja” nuk do të ndalet për asnjë çast!
E falënderoj kryetarin e grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Kamëz, z.Faik Basha dhe të gjithë këshilltarët tanë, që janë të pozicionuar qartë në mbrojtje të pakompromis të interesit qytetar”, shkruan Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne