Unioni Afrikan do të anëtarësohet në G20

G20 i cili përbën 20 ekonomitë më të mëdha të botës, do të pranojë Unionin Afrikan si “anëtar të përhershëm”, transmeton Agjensia Anadolli.

Sipas lajmit të “Bloomberg”, në samitin i cili do të mbahet këtë javë në Indi, Unioni Afrikan do të pranohet në G20 si “anëtar i përhershëm” në statusin e ngjashëm me atë të Bashkimit Evropian (BE).

Unioni Afrikan i cili prej vitesh bën përpjekje për t’iu bashkuar grupit, do të përfaqësojë në mënyrë të përbashkët 54 vende të kontinentit.

Me bashkimin në grup të kontinentit prej 1.2 miliardë banorësh, pritet që në grup të trajtohen në mënyrë më të detajuar problemet e vendeve në zhvillim dhe të diskutohen mënyrat e përbashkëta të zgjidhjes së problemeve globale.

G20 i themeluar në vitin 1999 dhe që përbëhet nga BE-ja dhe 19 vende, mblidhet në nivel liderësh që nga viti 2003.

Vendet e G20 përbëjnë 85 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në nivel global, 75 për qind të tregtisë ndërkombëtare dhe dy të tretat e popullsisë së botës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne