Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës së përjavshme se PD është e hapur për një koalicion me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur nga gazetarët për ndarjen e vendeve të sigurta në lista, Berisha konfirmoi se ato do të ndahen mes aleatëve, por detajet mbeten për t’u përcaktuar në negociata.
“Jemi të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën. Kur bëhet koalicion, ndahen edhe vendet e sigurta. Si dhe sa do jenë, është çështje negociatash,” u shpreh Berisha. Ai shtoi se synimi i PD është rikthimi në pushtet me mbështetjen masive të qytetarëve./gazetaimpakt