METODA FRY QË TË SHFRYHET

Artur Shkurti 

E gjithë “Portokallia” dhe gazetarë të Mediave të Kartelit në shesh dhe online për protestë, të gjithë investitorë strategjikë të Kartelit të Partive. Nuk kanë dalë për protestë por dalin për “shfryrjen e protestës” përme “fryrjes fiktive” dhe “infektive”. Ata e dinë që populli e di se ata janë pjesë e infeksionit, dhe për këtë arsye ata rirnë aty si kërcënim me infeksion!
Ata i nxjerrin me shumicë që t’ia neverisin popullit protestën, por populli nëse e ka seriozisht protestën nuk duhet ta hajë këtë. Le t’i lërër para KRYEMINISTRISË dhe të bëjnë PORTOKALLINË me Qeverinë që u siguron MEGAFONIN dhe u siguron edhe vendin në PLATE, u siguron edhe “grupin partizan që është kaq në unison” dhe nuk ka dyshime në fjalën e oratorëve të MEGAFONIT.
Bulevardi është i madh. Tirana është e madhe. Shqipëria dhe më e madhe. Ndërtoni qendra të tjera!

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne