Micotakis thotë se do të vendosë veton kundër hapjes se kapitujve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

“Do ta shfrytëzojë çdo mjet juridik dhe diplomatik që t’i zbus pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës, do ta shfrytëzoj të drejtën e vetos në hapjen e kapitujve për integrim të Shkupit në BE, ndërkaq nëse nuk kënaqen pozitat greke, kapitujt as që do të hapen, as që do të mbarojnë”, tha lideri i partisë opozitare Demokracia e RE, Krijakos Micotakis, në një ngjarje partiake në qytetin grek, Lamina.

Micotakis shpjegoi se për të, çështja nuk është e mbyllur, edhe pse ekzistojnë çështje që janë “negative dhe të kryerja, por përpjekjet nacionale nuk mbarojnë”.

“Do ta shfrytëzoj çdo mjet juridik dhe diplomatik për zbutjen e pasojave negative nga Prespa. Dhe nuk do ta lëshoj të drejtën e vetos për çdo kapitull në lidhje me integrimin e Shkupit në BE. Që vendi të hyjë në BE ekzistojnë 35 kapituj dhe patjetër që të mbarojnë që të shkojë përpara integrimi i Shkupi. Ata as nuk do t’i hapin, as nuk do t’i mbyllin, nëse paraprakisht nuk kënaqen pozitat greke”, tha Micotakis.

Lideri i Demokracisë së Re edhe një herë e përsëriti se “Marrëveshja e Prespës është e dëmshme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne