Mijëra protestues në solidaritet me Gazën pranë ambasadës izraelite në Jordani

Mijëra jordanezë në solidaritet me Gazën dolën në rrugë pranë ambasadës izraelite në kryeqytetin Aman, duke dënuar sulmin izraelit në një spital në Rripin e Gazës që mori qindra jetë njerëzish.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, tubimi u zhvillua përpara xhamisë Al-Kalouti në lagjen Al-Rabia, që ndodhet vetëm disa qindra metra larg ambasadës.

Në zonë u ndërmorën masa të rënda të sigurisë, veçanërisht pas përpjekjes për të sulmuar ambasadën gjatë një proteste të ngjashme mbrëmë.

Sipas autoriteteve palestineze në Gaza, mbrëmë të paktën 500 njerëz u vranë në sulmin ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza.

Pamjet në mediat sociale treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.

Autoritetet izraelite kanë mohuar përfshirjen në bombardim, duke pretenduar se ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar palestineze./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne