Mijëra punëtorë palestinezë të dëbuar nga Izraeli mbërrijnë në Gaza

Mijëra punëtorë palestinezë të dëbuar nga Izraeli janë kthyer në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Sipas informacionit që ka dhënë një burim i sigurisë në pikën kufitare Karm Abu Salem në jug të Rripit të Gazës, i cili nuk dëshiron të zbulojë emrin, mësohet se në Gaza kanë mbërritur mijëra punëtorë palestinezë të cilët ndodheshin në Izrael dhe në Bregun Perëndimor nën pushtim dhe të cilët janë dëbuar.

Punëtorët që forcat izraelite kanë lënë rreth 2 kilometra larg nga pika kufitare, hynë në Gaza. Teksa punëtorët kanë mbërritur në qytetin Rafah të Gazës, autoritetet izraelite ua konfiskuan të gjitha paratë dhe telefonat celularë.

Në lajmin e publikuar dje në gazetën “Haaretz”, u theksua se kabineti izraelit ka marrë vendimin për të rikthyer të gjithë punëtorët nga Gaza që ndodheshin në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Mijëra punëtorë nga Gaza që kanë leje pune në Izrael, nuk kanë mundur të kthehen pranë familjeve të tyre në Gaza pas luftës që filloi më 7 tetor./AA

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne