Mike Pence: Amerika nuk do të durojë përpjekjet e Iranit për ta rrezikuar sigurinë e Izraelit

Zv/presidenti i Amerikës gjatë fjalimit të tij në takimin e AIPAC, ka pretenduar se Amerika më nuk do të durojë përpjekjet e Iranit për destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme dhe për ta rrezikuar sigurinë e Izraelit.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Mike Pence, zv/presidenti i Amerikës, një pjesë të fjalimit të tij në takimin e AIPAC i ka kushtuar Lindjes së Mesme dhe pretendoi: “Më lejoni të jam i qartë. Presidenti Trump është duke punuar me ushtrinë dhe populli amerikan e di këtë. Ne do ta shkatërrojmë ISIS dhe nuk lejojmë që të kërcënohet populli ynë dhe aleatët tanë ose aleati ynë shumë i shtrenjtë, do të thotë Izraeli. Në fund nën presidencën e Donald Trump, Amerika do të qëndrojë përballë vendeve të cilat kanë rol të madh në mbështetjen ndaj terrorizmit. Qeveria e Trump po vëzhgon Iranin”. Zëvendësi i Trump gjithashtu pretendoi: “Amerika më nuk do të durojë përpjekjet e Iranit për destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme dhe për ta rrezikuar sigurinë e Izraelit. Autoritetet e Iranit po flasin rreth dëshirës së tyre për zhdukjen e Izraelit dhe për hedhjen e popullit të tij në det. Ata po ecin drejt zhvillimit të armëve bërthamore dhe raketave balistike dhe për arsye të përfundimit katastrofik të sanksioneve përkatëse bërthamore nën marrëveshjen e arritur, aktualisht ata kanë arritur në resurse më të mëdha për ta rrezikuar Izraelin”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne