Milicitë shiite në Irak sulmuan me dron portin Haifa në Izrael

Milicitë shiite të mbështetura nga Irani në Irak njoftuan se kanë kryer një sulm me një mjet ajror pa pilot (UAV) ndaj portit izraelit Haifa. Grupi, i cili bëri një deklaratë nën emrin e Rezistencës Islamike në Irak dha informacione për sulmin e kryer me një dron përmes Sirisë.

Në deklaratë thuhet se është kryer sulm me dron në portin Haifa, që ndodhet në territoret palestineze nën pushtimin izraelit dhe se do të vazhdojnë veprimet e tyre kundër Izraelit.

Milicitë shiite të mbështetura nga Irani në Irak kryejnë sulme me raketa dhe dronë kundër qyteteve portuale strategjike të Izraelit, pikave ushtarake dhe infrastrukturës, zakonisht nga një pikë afër Lartësive të Golanit në anën siriane./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne