Ahmetaj për Çim Peka Live: Beteja ndaj meje është e 3-fishtë, politike, mediatike dhe juridike

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për moderatorin Çim Peka për emisionin e tij në SYRI TV.

Peka e ka lajmëruar vetë intervistën, ndërsa thekson se Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Mbrëmjen e sotme, Peka ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një pjesë nga hyrja e intervistës me Ahmetajn, ku ky i fundit tregon arsyet pse ka vendosur të flasë ekskluzivisht për emisionin e tij dhe Syri TV.

Peka: Intervistë e pazakontë, ashtu siç e kemi anonçuar. Intervistë që ka ngjalluar sigurisht shumë interes, do të marrim përgjigje për shumë pyetje që shtrohen ndaj ish numrit dy të qeverisë se Edi Ramës, z. Çim Peka.

z. Ahmetaj të falenderoj që gjete kohën, megjithëse një kohë e trazuar për ju, por që ka shumë interes për publikun të dijë të gjitha arsyet që Arben Ahmetajn,  numrin dy të qeverisë së Edi Ramës e detyruan të largohej nga Shqipëria dhe të mos përballej fizikisht me drejtësinë. Me drejtësinë e re për të cilën ashtu si zoti Rama edhe ju jeni krenar se ishte reforma kryesore e kësaj mazhorance.

Pyetja e parë për Arben Arben Ahmetajn është, pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për t’u përballur me drejtësinë?

Ahmetaj: Faleminderit zoti Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha, në dijeninë time ju jeni televizioni i…ju jeni një ndër televizionet e pakët nuk jeni financuar nga inceneratorët. Betaj kundër meje ka qenë një betejë trefishe; politike, politiko-mediatike dhe politico-juridike. Shtrati ka qenë politik, pastaj juridiko-mediatik ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Doja të sqaroj edhe të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mireinformuarin pretendon, as më ka lejuar njëri të largohem, as më ka ndihmuar njëri të largohem… momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 o 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dhe dua të sqaroj shqiptarët që unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi, sespe shqiptarët mendojnë që ka filluar me mercenarin që doli para spakut, me të paguarin nga inceneratorët që doli para SPAK-ut, jo…./syri

 

© SYRI.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne