Militantët e LSI më morën pronën

Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë një përshkrim të politikanëve shqiptarë dhe raporteve që ka patur dhe ka me ta.

Për Ilir Metën, Luca tha se është “burrë danoç”, por që i ka hipur vetja në qejf. Biznesmeni tregoi se si militantë të LSI i kanë marrë një pronë, kur Rama dhe Meta ishin në koalicion.

“Iliri është burrë danoç dhe ka fjalën. Po të tha po, është po, po të tha jo është jo. Po të flas për marrëdhënien time me të. Kam patur dy raste që Ilir Meta, më ka thënë po, po dhe jo, jo.

Iliri ka një problem tjetër, ka problem atë “të hyptë vetja në qef!”.

U bë njeri kaq i fortë dhe njeri kaq dominues, sa iu mbush mendja, që me forcën e tij, ai njeri nuk ka arritur prej asnjërit, por se e ka merituar. Kjo fjala “të hyptë vetja në qejf”, të hedh në erë, të sakaton.

Unë jam marrë me Ilirin kur më ka përmendur emrin dhe më ka thënë oligark, që është shumë qesharake, t’i thuhet Gjergj Lucës oligark. Më ka përmendur gjithandej, gruaja e tij thoshte shteti Ramës dhe Lucës… Ç’të të them?

Ilir Meta, kur ka qenë me Edi Ramën, unë kam patur një kënetë në Vilun. Bëra diskotekë, restorante, e ktheva në vend të mrekullueshëm në Velipojë.

Çohen para zgjedhjeve dhe ma marrin, u jepet militantëve të LSI.

Më thoshin njerëzit pse nuk i thua Edit, se ti e ke mik. I thosha, si ti them unë Edit, këta janë të dy bashkë në qeveri. E dinë që unë jam i pasionuar dhe e kam bërë mirë, po më grabisin një pjesë të pronës time, një pjesë të punës dhe jetës time. I kam thënë është e parëndësishme ti them Edit, që të bëjnë llafe të dy për një kënetë që ia kanë dhënë militantëve të vetë”, deklaroi Luca./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne