Minatorët protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë, thirrja për ministren Balluku: Presim përgjigje!

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, minatorët po mbajnë sot protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të veçantë, ndërsa kanë ndezur qiri në shkallët e ministrisë në kujtim të minatorëve që kanë humbur jetën në galeri. Ata kanë kërkuar edhe një takim me ministren Balluku. Pjesë e protestës kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Para një ore pamë që një vendim i nje grupi prej 9 deputetësh dërgoi në parlament ligjin për heqjen e zonave të mbrojtura dhe në më pak se 10 minuta u votua, por për minatrorët nuk shpenzojnë asnjë minutë, për t’i shërbyer popullit të yre. Kan ëhspenzuar vite për të na shtypur, për të na larguar nga vendi e për të na varfëruar”, tha një përfaqësues i qeverisë civilë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne