Ministri i Jashtëm grek reagon për Belerin dhe Censin: Rezultatet nxjerrin në pah çështje serioze me procesin e regjistrimit

Ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak Alexander Schallenberg, duke folur për Ballkanin Perëndimor është ndalur te Shqipëria.

Ai u shpreh se  “Ne presim që Shqipëria të bëjë të dukshmen”, duke iu referuar çështjes Beleri.

“Të respektohet Ligji Evropian, i cili i imponon mundësinë anëtarit të zgjedhur të Parlamentit Evropian, të marrë detyrat e tij dhe të marrë pjesë plotësisht”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai shprehu edhe rezervat e Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me integritetin e regjistrimit të popullsisë në vendin tonë.

“Rezultatet e para nxjerrin në pah çështje serioze me procesin e regjistrimit, të cilat vënë në dyshim vetë rezultatet. Anëtarët e minoritetit etnik grek tashmë kanë dëshmuar dhe iu referuar atyre”.

Siç theksoi ministri, “sfidat moderne të sigurisë në rajon dhe në mbarë botën dëshmojnë se stabiliteti në botë është jashtëzakonisht i brishtë dhe i ndryshueshëm. Dhe na vë përpara përgjegjësisë së madhe për të bërë gjënë e duhur, atë që i detyrohemi historisë, atë që i detyrohemi brezave të ardhshëm”./Tpz 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne