Ministri i ri i Mbrojtjes në Shqipëri me nënshtetësi greke

Një zhvillim mjaft shqetësues është vënë re në ndryshimet e qeverisë që ka anonçuar Edi Rama sot. Në një post kyç të kabinetit si ministria e Mbrojtjes, është propuzuar një burokrat, i cili edhe sot e kësaj dite është me nënshtetësi greke, ku ka jetuar e punuar për shumë vite.

Pirro Vëngu është një zyrtar që ju bashkua Administratës në vitin 2013. Në vitin 2013, Vëngu u atashua në paradhomën e Ditmir Bushatit nga Edi Rama, ku punoi si shef kabineti i ministrit të Jashtëm. Më pas ka lëvizur në disa poste, e deri më sot ka mbajtur karriken e drejtorit të Autoritetit portual të Durrësit. I diplomuar në Athinë dhe në Francë, tani Vëngu, do të ketë në duart e tij sekretet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, e natyrisht materialet e klasifikuara të NATO-s.

Vëngu është i dyti qytetar me kombësi greke që drejton ministrinë e Mbrojtjes pas Kiço Mustaqit në kohën e diktaturës…

Ishte pikërisht në atë kohë që u tha se shumë nga sekrete të ushtrisë shqiptare u vunë në përdorim nga shërbimet sekrete greke. Vëngu, ka punuar për një kohë të konsiderueshme edhe në negociatat ndërmjet Tiranës dhe Athinës për çështjen e detit, duke qenë pjesë e kabinetit të Ditmir Bushatit. Pas largimit të Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm, Vëngu u mor nga Edi Rama në kryeministri, ku punoi si drejtor i Antikorrupsionit.

Pirro Vengu u bë lajm në media, jo vetëm për detyrat e rëndësishme, por pasi në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke./Pamfleti

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne