Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto vizitë të beftë në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto ditën e sotme ka udhëtuar drejt kampit të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Mësohet se Crosetto ka vizituar kampin në Gjadër në orën 16:00. Kjo vizitë e ministrit italian të Mbrojtës është një vizitë e panjoftuar dhe e padeklaruar ndërsa nuk dihet arsyeja e vizitës.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne