Ministri izraelit kërkon “vendime ndëshkuese” kundër administratës palestineze

Pasi Norvegjia, Irlanda dhe Spanja njoftuan se do të njohin Palestinën, ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bazalel Smotrich bëri thirrje të merren “masa të ashpra ndëshkuese, përfshirë edhe ndërprerjen e fondeve kundër administratës palestineze”. Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Smotrich tha se shumë ministra si ai në mbledhjen e kabinetit kërkuan që kundër administratës palestineze të merren vendime ndëshkuese, përfshirë edhe ndërprerjen e fondeve.

Ministri izraelit pretendon se administrata palestineze ka “ndërmarrë hapa të njëanshëm kundër Izraelit” të tillë si “kërkimi për njohje ndërkombëtare” dhe “mbështetja e çështjes kundër Izraelit në Hagë”. Smotrich thekson se i ka përcjellë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, qëndrimin e tij për të “ndërprerë në mënyrë urgjente” fondin të cilin Izraeli e mbledh nga të ardhurat e taksave dhe që i transferohet administratës palestinezze.

Duke i bërë thirrje Netanyahut të vendosë “sanksione ekonomike shtesë” kundër figurave të nivelit të lartë të administratës palestineze dhe familjarëve të tyre, Smotrich kërkoi “mbajtjen e një takimi urgjent për ndërtimin e 10 mijë banesave të reja të paligjshme” në afërsi të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor të pushuar.

Norvegjia, Irlanda dhe Spanja njoftuan se do të njohin Palestinën me kufijtë e vitit 1967 në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne