Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ndryshon papritur qëndrimin ndaj Asadit

Kanali televiziv Al Alam ka njoftuar: Adel Al Xhubeir, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, ka ndryshuar në mënyrë të papritur qëndrimin e tij ndaj presidentit sirian Bashar Asad.

Sipas Rusia Aljum, duke cituar një burim të afërt me opozitarët e qeverisë siriane të cilët mbështeten nga Arabia Saudite, ka bërë të ditur se Adel Xhubeir i ka thënë delegacionit negociator të opozitarëve sirianë në negociatat siriane-siriane se Bashar Asad duhet të mbetet në pushtet. Ministri i jashtëm saudit i ka thënë delegacionit opozitarë se duhet të ndjekin një qasje të re, sepse në rast të kundërt zgjidhja e krizës në Siri do të bëhet pa prezencën e opozitarëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne