Ministri kuisling dhe grekoman Hasani deklaron që Izraeli ka të drejtë si të bëj terrorizëm

Në Tiranë kanë nisur të hënën punimet e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), ku ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në vend që të mbrojë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, ka zgjedhur të mbështesë hapur shtetin Zionist të Izraelit, i cili prej muajsh po kryen një genocid të mirëfilltë mbi popullsinë civile palestineze në Gaza – kryesisht gra e fëmijë – dhe tashmë është përfshirë edhe në agresione të drejtpërdrejta ndaj Iranit.

Në deklaratën e tij, Hasani jo vetëm që rikonfirmoi “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet”, por iu bashkua propagandës perëndimore duke shpërfillur krejtësisht realitetin tragjik në Lindjen e Mesme, ku sulmet izraelite kanë lënë pas mijëra viktima të pafajshme. Në vend të një qëndrimi të balancuar dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Shqipëria zyrtare vijon të justifikojë krimet e Izraelit, duke heshtur për masakrat në Gaza dhe duke sulmuar Iranin përmes retorikës politike.

Në një kohë kur vendet dhe organizatat ndërkombëtare kërkojnë ndalimin e gjakderdhjes dhe hetimin e krimeve të luftës në Gaza, qeveria shqiptare për fat të keq zgjedh të bëhet zëdhënëse e interesave të Tel Avivit, duke turpëruar popullin shqiptar, i cili tradicionalisht ka qenë në krah të popujve të shtypur dhe në mbështetje të paqes./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne