Ministrja e Arsimit e Shqipërisë takohet me homologun nga Turqia

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, është takuar me homologun e saj, Ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë, Ziya Selçuk.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ministria turke e Arsimit thuhet se në kuadër të takimit të realizuar janë trajtuar çështjet arsimore mes dy vendeve.

Selçuk theksoi se historia e përbashkët dhe me rrënjë të thella si dhe marrëdhëniet mes popujve përbëjnë themelin e fortë të miqësisë së dy vendeve.

Ministri turk vlerësoi se anëtarësimi i Turqisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian në kuadër të integrimit të Ballkanit në Evropë do të jetë e dobishme për rajonin.

“Është e rëndësishme që vendet në të cilat FETO është aktive, të jenë të vetëdijshëm ndaj dëmit që kjo organizatë terroriste mund të shkaktoj në strukturat shoqërore”, tha Selçuk duke potencuar rëndësinë e mbështetjes konkrete dhe të vendosur të autoriteteve shqiptare ndaj luftës së Turqisë për këtë çështje.

“Turqishtja të vendoset në plan programin e Shqipërisë”

Më tej ministri turk njoftoi se gjuha shqipe në Turqi është marrë në plan program si lëndë zgjedhore.

“Në shkollat shtetërore në Turqi, në rast se një numër i caktuar i nxënësve kërkojnë lënda në gjuhën shqipe mund të jepet. Aktualisht kemi nxënës që e mësojnë gjuhën shqipe. Në kuadër të reciprocitetit dëshirojmë që edhe gjuha turke të vendoset në plan programin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim në këtë drejtim”, tha ai.

Nga ana e saj ministrja Shahini duke theksuar se janë të hapur për bashkëpunim tha se zhvillimi i marrëdhënieve do të jetë i dobishëm./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne