Misioni i FMN vjen në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë

Takimet e FMN vijnë në kohën kur institucioni ndërkombëtar financiar ka rishikuar me ngritje parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, duke e vlerësuar atë në 3.6%, ashtu siç bëri disa ditë më parë edhe Banka Botërore.

Ministri Mete informoi përfaqësuesit e FMN-së mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale, ndërsa nga shefja e misionit, zj. Anke Weber u prezantuan fushat kryesore ku do të fokusohen përfaqësuesit e FMN gjatë ditëve në vijim në takimet me autoritetet shqiptare.

Ministri konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal, përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.

Nga ana e saj, shefja e misionit të FMN-së, Weber u shpreh se disa prej fushave kryesore ku do të përqendrohet misioni do të jenë analiza dhe perspektiva e treguesve makroekonomikë, fiskalë e financiarë dhe projeksionet për to, reformat strukturore, performanca e vitit 2023, etj.
Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë nga data 17-27 tetor dhe do të zhvillojë një seri takimesh, ndërsa në fund është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne