68 mln lekë për koncesionin e Triportit, hapet tenderi për monitorimin e zbatimit të kontratës

Mbikëqyrja dhe monitorimi i zbatimit të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të kushtojnë rreth 68 mln lekë. Ministria e Infratsrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për kontraktimin e një inxhinieri të pavarur, që të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e koncesionit, pa përjashtim.

Porti i Integruar në Triport, Vlorë po ndërtohet në portin ekzistues të peshkimit të këtij qyteti që quhet “Triport”. Ai ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e brendshme ofronte kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit. Ndërkohë që, pjesa e jashtme ishte hapësirë e fituar pas ndërtimit të një dallgëthyesi. Në zbatim të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit në këtë port do të transferohen nga Porti i Vlorës edhe dy shërbime të tjera të cilat janë: Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe automjeteve dhe transporti kombëtar e ndërkombëtar i mallrave./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne