MIT neutralizon një terrorist të rangut të lartë të PKK në Irak

Anëtarët e Shërbimit Inteligjent Kombëtar të Türkiye-s (MIT) kryen një tjetër operacion të suksesshëm antiterrorist në veri të Irakut dhe neutralizuan terroristin Halid Resa Kasim, i cili konsiderohej si shefi i sigurisë së organizatës terroriste PKK/KCK-YBS në Sinxhar.

Burime të paidentifikuara të sigurisë thanë se operacioni u krye nga agjentët e MIT të infiltruar në Sinxhar.

Terroristi i neutralizuar Halid Resa Kasim, me emrin e koduar Dindar Avesta, ishte në krye të strukturës terroriste të të ashtuquajturës njësitë mbrojtëse të Sinxharit (YBS).

Gjatë operacionit u neutralizuan edhe truprojat e tij.

Kasim iu bashkua organizatës terroriste PKK në vitin 2014 dhe mori pjesë në trajnimin e terroristëve dhe ishte përgjegjës për njësitë në aktivitetet e rekrutimit. Ai është përgjegjës për një sërë sulmesh terroriste në rajon.

PKK është organizatë separatiste dhe terroriste që është në listën e grupeve terroriste në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste disa dekadashe kundër Türkiye-s, terroristët e PKK kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne