MIT neutralizon një terrorist të rangut të lartë të PKK-së

Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqis (MIT) ka neutralizuar një terrorist të rangut të lartë të PKK/YPG-së, thanë të dielën burime turke të sigurisë. “Terroristi, një shtetas sirian me emrin e koduar ‘Bahoz Afrin’, ishte i ashtuquajturi udhëheqës i një grupi terrorist në rajonin Ayn al-Arab në veri të Sirisë”, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Ata shtuan se MIT kishte marrë informacione që tregonin se terroristi po planifikonte një tjetër akt terrorist që synonte forcat e sigurisë përgjatë kufirit. Operacioni nisi pasi u zbulua se terroristi ishte në një fazë të avancuar të finalizimit të komplotit.

Raportet tregojnë se PKK/YPG është në krizë të rëndë drejtuese në Ayn al-Arab, për shkak të forcave të inteligjencës turke që neutralizojnë terroristët e dërguar në rajon. PKK është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste disa dekadashe kundër Türkiyes, terroristët e PKK vranë të paktën 40 mijë njerëz./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne