Qeveria ndalon tubimin për Palestinën e ditës së Shtunë 23 Dhjetor

Policia për herë të katërt me radhë ndalon protestën për Palestinën të planifikuar në ditën e Shtunë datë 23 Dhjetor.
Në një shkrese drejtuar përfaqsueve të shoqatave që organizojnë këtë tubim, policia ka urdhëruar ndalimin e tubimit për Palestinën. Kjo ndalesë sipas tyre bëhet për arsye të pamundësisë që kanë strukturat e rendit për mbarëvajtjen e këtij tubimi, sepse janë të angazhuar për sigurinë publike gjatë festave te Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në vijim të kësaj shkrese Policia ka rikujtuar organizatorët për përgjegjësitë ligjore administrative dhe penale nëse kryejnë tubimin e ndaluar nga Policia.
Kjo është hera e katërt me radhë që Policia ndalon tubimet e organizuara nga këto shoqata muslimane. Ky tubim u ndalua në një formë tallëse dhe të pabesë nga Policia, pasi paraprakisht, gojarisht, ishte rënë dakort me përfaqsuesit të lartë të Policisë për ta organizuar këtë tubim ditën e Shtunë në datë 23 Dhjetor dhe kjo me propozimin e vetë policisë. Arsyetimi se Policia është e angazhuar me sigurinë e festave që janë pas dy ditësh (Krishtlindjet) dhe pas 8 ditësh (Viti i Ri) është i pallogjikshem dhe tallës.
Sipas burimeve të ndryshme, Policia ka qenë e urdhëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama për ndalimin e këtij tubimi. Në lidhje me këto protesta është thënë “Çfarë duan këta muslimanët !?” “Këta dolën dy herë në protesta dhe skanë pse të dalin më”.
Gënjeshtra dhe mënyra tallëse sesi qeveria shqiptare ka zgjedhur të sillet me shoqatat muslimane që duan të protestojnë për shqetësimin e tyre, tregon diskriminimin fetar që u bëhet muslimanëve në Shqipëri. Për të zhgrabur votat muslimanëve shqiptarë, Rama dhe qeveria e tij janë të gatshem të hanë iftare, të tregojnë hadithe dhe ajete Kurani, të dalin rregullisht me besimtarë muslimanë në krah, madje Rama e ka deklaruar veten edhe si lider musliman, por ata vazhdojnë të shkelin sistematikisht te drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë musliman, për tu tubuar dhe për të demonstruar publikisht qëndrimet e tyre sipas ligjit. I theksojmë Ramës se kur të vij dita e votës le të shkoj dhe ti kërkoj këto vota në Izrael dhe jo tek muslimanët shqiptarë.
Në shtetin shqiptar gjithkush ka të drejtë të protestoj. Ndërkohë që shoqatat muslimane organizatore kanë kërkuar për katër herë brenda një muaji të protestojnë, opozita shqiptare dhe organizata të tjera kanë protestuar lirisht sa herë kanë dashur. Kjo tregon se muslimanët shqiptarë trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend. Atyre u merren taksat dhe votat, por u nëpërkëmben kërkesat dhe të drejtat e tyre kushtetuese.
Në lidhje me tubimin e planifikuar ditën e Shtunë 23 Dhjetor, grupi organizator vendosi shtyrjen e tij për një datë tjetër e cila do të bëhet publike./mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne