Mitsotakis mes Ramës dhe Berishës në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Janullatos

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Mitsotakis mbërriti në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, i shoqërua nga një delegacion grek.

Pas homazhe para arkivolit të kryepeshkopit shtrëngoi dorën me kryeministrin Edi Rama e kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe u ul mes tyre.

Qytetarë të shumtë nderuan Kryepeshkopin, duke kryer homazhe, ndërkohë që në Katedralen Ngjallja e Krishtit u mblodhën dhe personalitete nga vendi dhe bota./Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne