Pacienti shkon me bidon benzine te Dializa, kërcënon me zjarrvënie të vetes dhe repartit

Korçë– Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në shërbimin e Dializës në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, një pacient i identifikuar si Kujtim Mero ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi, me një bidon benzinë, duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Në momentin e ngjarjes ka qenë prezent stafi mjekësor dhe disa pacientë, por fatmirësisht pati një ndërhyrje të menjëhershme edhe të forcave të policisë, të cilat bënë të mundur ndërhyrjen për të parandaluar një tragjedi.

Mero është shoqëruar në Komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale, me qëllim sqarimin e dinamikës dhe shkaqeve të këtij akti, që për fat të mirë nuk shkoi në fatalitet apo dëme fizike./Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne