Mjekë po ikin/ Edi Rama thirrje: shërbeni jashtë orarit, do të merrni 70% të pagesës

Situata në administrat publike është alarmant, kjo pasi rinia po largohen, profesionistet e fushave të ndryshme po ikin por theksi më së shumti vendoset tek mjeksia. Kohëve të fundit emigrimi i mjekëve në vendet europiane është një alarm për shtetin tonë Shqiptarë. Kjo gjë solli masa shtërnguese ndaj studentëve të mjeksisë ku qeveria Rama mori vendime që u priten me protesta dhe bojkot të mësimit nga studentët.

Së fundmi kryeministri Rama ka bërë thirrje që mjekët e sputale e shtetërore të punojnë jashtë orarit zyrtar sigurishtë sipas Ramës kundrejt pagesës. Kjo sipas kryeministrit mbështet mjekët dhe nuk kanë nevoj që të shikojnë privatin si mundësi të dytë.

Fjalimi i Edi Ramës:

“Sot jemi në një fazë tjetër, hyjmë në kapitull të ri falë faktit që spitali Memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale. Synojmë të hapim në këto spitale që do marrin kartën e autonomisë menaxheriale, edhe praktikën e dyfishtë. Mjekët që japin shërbim në këto spitale dhe janë të dëshiruar të japin shërbim përtej orarit të rregullt të punës, të ofrojnë shërbim ekstra me pagesë ku 70% e pagesës e merr mjeku dhe 30% i mbeten spitalit.

Në këtë mënyrë hyn më në fund në Europë në kuptimin e konceptimit të sistemit publik, si një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtarë, nuk janë të detyruar të shohin majtas apo djathtas për të shkuar tek privati ku mund të paguhen më shumë. Por çdo mjek që kërkohet nga qytetarët për t’u shërbyer atyre, të mund të punojë edhe jashtë orarit dhe të paguhet më shumë”, tha Rama./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne