Mjekja onkologe: Në përgjime nuk jam unë, por Alketa që është administratore

Mjekja Alketa Pere Ymeri pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime, por administratorja e spitalit. Bëhet fjalë për bisedat kur mjekët e Onkologjikut i ruheshin mediave për skemën e zhvatjes së pacientëve me tumor, të cilëve nuk u ofronin shërbimin në shtet, por i çonin te klinika private e mjekut Gashi.

“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alekta, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”, tha Pere.

Ndërkohë, për mjeken Pere, gjykata la në fuqi masën detyrim paraqitje./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne