…që çoi në vrasjen e Poetit Kombëtar Naim Frashëri për motive katolike dhe të Shtetit Bektashi
Nga ARTUR SHKURTI
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
Tiranë, më 12 shtator 2026
Mos iu afro dhelpërisë, po së drejtës iu nis pas.
Në dëgjofsh fjalët e mia, do të jesh gjithnjë në gas.
NAIM FRASHËRI (BAGËTI E BUJQËSI)
Përmes propagandës së shfrenuar, për synime të konvertimit fetar, Kisha Katolike, arriti të deformojë sistemin e nderimit në Shqipëri, duke e shkombëtarizuar nderimin e duke e fetarizuar. Në mënyrë tinzare ndaj publikut, me metoda të fshehta dhe të ngadalta, të shtrira në tre dekada, siguroi nderim më të madh për Nënë Terezën sesa për vetë Heroin Kombëtar Skënderbeun, apo për Poetin Kombëtar Naim Frashëri, apo edhe Gjergj Fishtën. Kisha, përmes Qeverisë Rama, ia arriti të heqë me ligj 93/2022 titullin Poet Kombëtar për Naim Frashërin, me synim që “prioriteti i nderimit” të na mbetej “rastësisht” katolik dhe të kishim “rastësisht” vetëm Nënë Terezën, të cilës nga ligji ia hoqën emrin shqiptar Gonxhe Bojaxhiu, garanci që do të kujtohej veç fetarisht.
Sami Frashëri thotë “Kush hipën në anijen e modestisë, duhet të ruhet nga brigjet e poshtërimit.” Kuvendi i Shqipërisë dhe
Kisha Katolike dëmtuan dhe poshtëruan Naim Frashërin dhe ushqejnë modelin e Nënë Terezës, me argument të vetëm famën.
PASHKO VASA: “Tek ne në Turqi, si kudo tjetër, ekzistojnë e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, virtyti dhe vesi. Por në Europë edhe ngjarjet më të vogla përsëriten nga miliona gojë dhe rrëfehen nga mijëra gazeta, revista, broshura. Aktet e qeverive divulgohen, komentohen, lëvdohen, ngrihen në qiell. Po të lexosh shkrime të tyre, duket se çdo gjë atje ecën vaj; dhe Evropa ka arsyet e veta përse vepron në këtë mënyrë. Në Turqi, përkundrazi, e mira bëhet pa zhurmë dhe në errësirë. Askush nuk shkruan, askush nuk flet; ne kënaqemi me atë që na thotë ndërgjegjia jonë dhe ndihemi të shpërblyer mjaftueshëm, kur na miraton ajo. A është kjo sjellje gabim në politikë? Nuk e di. Di vetëm se çdo gjë që qeveria jonë bën në interes të qytetërimit dhe të njerëzimit, mbetet në terr e në heshtje. Nëse gazetat thonë ndonjëherë një fjalë për këtë, kjo fjalë është shumë e zbehtë, e pakët. Dhe kështu, e mira që bën ajo, kalon pa rënë në sy; sepse qeveria nuk e ka zakon as të mburret për të, as ta vërë në dukje. Asaj i vjen shumë keq për të këqiat që bëhen dhe dëshiron t’u japë fund menjëherë. Ndonjë e keqe, nëse ka, kapet nga një mijë gojë keqdashëse dhe hidhet si karrem për kureshtjen e të huajve. Për të mirën nuk flitet thuajse kurrë; duket sikur në Turqi ka më shumë të këqija se të mira, më shumë vese se virtyte.”
“Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut” (1865)
















