Seanca e sotme parlamente që në nisje u shoqërua me tensione pasi deputetët u grumbulluan në pjesën e Foltores, duke mos lejuar zhvillimin normal të saj.
Ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla u përpoq të zhvillonte seancën duke ua dhënë fjalën deputetëve nga vendi i tyre, situata precipitoi në përplasje fizike.
Nikolla urdhëroi mbylljen e seancës përfundimisht pasi deputetët u përfshinë në debate, por edhe dhunë fizike./BW