Mona e mban mend.. Ilir Metën dhe sulmin e tij ndaj Ina Ramës

Monika Kryemadhi ka sulmuar edhe një herë sot Edi Ramën.

Këtë herë, fill pas fjalës së tij në grupin parlamentar të PS, ku mbështeti vendimin e maxhorancës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për ti lejuar prokurorisë hetimin e thelluar si dhe kufizimin e lirisë, kontrollin fizik dhe të banesës per deputetin Saimir Tahiri.

Por Monika Kryemadhi e mendon ndryshe.
“Shqiptarët sot panë një kryeministër që shantazhon hapur drejtësinë dhe e kërcënon atë,duke dashur ta lërë shqiptarët në duar të trafikantëve”- tha menjehere pas kryeministrit Edi Rama, Monika Kryemadhi.

Historia e shantazhit ndaj drejtesise sa here ka akuze te ngritur ndaj politikaneve ne pushtet eshte e perseritur.

LSI dhe Ilir Meta-bashkeshorti i Monika Kryemadhit eshte njeri prej shembujve te shumte.

Nuk ka ndodhur larg ne kohe, ne shkurt te vitit 2011. Eshte afer fare.

Menjeherë pas video skandalit Meta-Prifti, prokurorja që ishte ne detyre ate kohe, Ina Rama, i kerkoi Kuvendit heqjen e imunitetit per zevendeskryeministrin dhe minister i jashtem, deputet Ilir Metes.

Por prej asaj ditë deri ditën që e larguan nga detyra para kohe, PD e LSI-asokohe në pushtet, por edhe vetë Ilir Meta në cilesinë e personit rreth të cilit zhvilloheshin hetime, nuk kanë ndalur asnjë ditë sulmet e egra kundër saj.

Hetimi i tij kryhej paralelisht me vrasjet e 21 janarit dhe sulmi ishte dyfish më i egër.
Në njerën anë LSI dhe Ilir Meta-për hallin e tij dhe, në anën tjetër PD dhe Sali Berisha për vrasjet e tij.

Për shkak të egërsisë dhe fjalorit banal, tek njerëzit ka lënë shenjë Sali Berisha- për te Ina Rama ishte një lavire bulevardi.

Por nuk ka mbetur pas Ilir Meta ne sulmet e tij.

Me një kerkim të vogël në faqen zyrtare te LSI dhe gjeti aty nje mal me sulme te asaj kohe kunder Ina Ramas.
Por njeri prej ketyre sulmeve, ngjan si dy pika uji me fjalen e sotme te Edi Rames per ceshtjen Tahiri, fjale te cilen Monika Kryemadhi e cilesoi si shantazh ndaj drejtesise.

Natyrisht, Monika Kryemadhi per shkak edhe te formimit te saj eshte e paafte te bej dallimin.
Por dallimi eshte aty.
Edi Rama largoi sot nga te gjitha funksionet ne PS dhe fshiu anetaresine ne grupin parlamentar te PS te Saimir Tahirit.
Krejt ndryshe nga cfare beri Ilir Meta me LSI fill pas kerkeses se prokurorise per te-thjesht leje per ta hetuar, apo krejt ndryshe nga ajo qe Sali Berisha atekohe kryeminister beri kur i mbiu ne shtepi Monika Kryemadhit per ti dhene mesazh gjykates-drejtesise qe do te jepte vendimin dy dite me pas.

Kohet kane ndryshuar, por memoria eshte aty.

Raportimi i portalit Telegrafi për sulmin e Ilir Metës në shkurt 2011 ndaj Kryeprokurores Ina Rama

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, akuzoi direkt Prokuroren e përgjithshme, Ina Rama, se është bërë pjesë e klaneve në lidhje me hetimet për video-përgjimin.

“Imunitetin parlamentar e kam dorëzuar vullnetarisht që Prokuroria të hetonte, por kjo kërkesë tregon se ajo është në shërbim të një klani të caktuar”, tha Meta, duke nënvizuar se “Prokurorja e Përgjithshme nuk ka vullnet për t’u përgjigjur nëse videoja vërteton akuzat ndaj meje, pasi nuk e lejon kryetari i PS-së, Edi Rama”.

Ai shtoi se Prokurorja e përgjithshme duhet të jetë garantuese e ligjit dhe e zbatimit të tij.

“Prokurorja e Përgjithshme është garante për zbatimin e ligjit dhe nuk mund të jetë lojtare dhe aktore politike, pasi ajo është përfaqësuesja e akuzës së shtetit dhe ka për detyrë që çdo akuzë ta bëjë mbi prova dhe fakte dhe jo mbi intriga të thurura në ambiente që nuk kanë lidhje me moralin e shtetit dhe përfaqësuesit e shtetit”, theksoi Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne